Ndërlidhjet

Serbia nuk do ndihmojë serbët e Kosovës



“Beogradi nuk mund dhe nuk do të pranojë të bashkëpunojë me serbët që kanë fituar në zgjedhjet lokale në Kosovë”, ka deklaruar sekretari i shtetit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç.

Mosbashkëpunimi, transmeton agjencia franceze e lajmeve, mund të përfshijë ndërprerjen e financimit për autoritetet lokale të rajoneve me popullsi serbe në Kosovë.

Ivanoviç shtoi se dalja në zgjedhje e një pjese të serbëve “të cilët kanë vendosur të dëgjojnë dhe besojnë Prishtinën dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, vendet e të cilëve kanë njohur Kosovën e pavarur, është diçka që duhet të na shqetësojë”.
XS
SM
MD
LG