Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Opozita në protestë maratonë



Partitë opozitare në Shqipëri po zhvillojnë një protestë para kryeministrisë. Protesta që filloi rreth orës katër të pasdites së sotme do të zgjasë tre ditë dhe tre netë. Protesta ka si kërkesë themelore hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi Partia Socialiste thotë se i janë vjedhur votat.

“Berisha hapi kutitë sot se nesër do të jetë vonë”, tha Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste përpara protestuesve.
Kryetari i demokristianëve Nard Ndoka kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme “të mos përkulet para presioneve politike por të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit”.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë ditës ka përsëritur thirrjen që opozita t’i kthehet parlamentit.

Përmes një deklarate ambasada amerikane në Tiranë ka kërkuar nga “të gjithë shqipëtarët, si ata që marrin pjesë në protesta edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin, të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt”.
XS
SM
MD
LG