Ndërlidhjet

Rama: Hapje e kutive ose zgjedhje



Partitë opozitare në Shqipëri po zhvillojnë një protestë para kryeministrisë. Protesta që filloi rreth orës katër të pasdites së sotme do të zgjasë tre ditë dhe tre netë.

Protesta ka si kërkesë themelore hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Sali Berisha nuk po qeveris në respekt të Kushtetutës dhe barazisë së qytetarëve të këtij vendi para ligjit. Sali Berisha po sundon duke shkelur Kushtetutën dhe duke thyer ligjin”, tha kreu in Partisë Socialiste Edi Rama.

Në rast të mosplotësimit të kërkesës për hapjen e kutive Edi Rama tha se opozita angazhohet “për një aksion politik, që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme”.

“Berisha hapi kutitë sot se nesër do të jetë vonë”, tha Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste përpara protestuesve.

Kryetari i demokristianëve, Nard Ndoka kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme “të mos përkulet para presioneve politike, por të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit”.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë ditës ka përsëritur thirrjen që opozita t’i kthehet parlamentit.

Përmes një deklarate ambasada amerikane në Tiranë ka kërkuar nga “të gjithë shqiptarët, si ata që marrin pjesë në protesta edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin, të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt”.
XS
SM
MD
LG