Ndërlidhjet

logo-print

Çavez e mbron terroristin Karlos 'Çakallin'



Presidenit i Venecuelës Hugo Çavez e ka mbrojtur terroristin Karlos “Çakalli”, duke thënë se venecuelasi, i cili ndodhet në burg në Francë, ishte “luftëtar revolucionar” i rëndësishëm, i cili e mbështeste kauzën e palestinezëve.

Çavez e lëvdoi Karlosin, emri i vërtetë i të cilit është Iliç Sançez Ramirez, gjatë një fjalimi në Karakas.

“Unë e mbroj. Për mua nuk ka lidhje se çfarë do të thotë nesër Evropa”, tha Çavez.

Ramirez fitoi famën e keqe ndërkombëtare gjatë viteve të ’70 dhe ’80 si orkestrues i një sërë shpërthimeve, vrasjeve dhe dramave me pengj.

Ai vuan dënimin me burg të përjetshëm në Francë për vrasjen e dy agjentëve sekretë francezë dhe një informatori.

Çavez tha se edhe liderë tjerë botërorë janë etiketuar si “djem të këqinj” në planin ndërkombëtar, përfshirë Robert Mugaben e Zimbabvesë dhe Mahmud Ahmadinexhadin e Iranit.
XS
SM
MD
LG