Ndërlidhjet

Putin: Ekonomia ruse të modernizohet



Kryeministri rus, Vladimir Putin tha se Rusia duhet ta modernizojë ekonominë e saj dhe ta reduktojë varshmërinë nga eksporti i lëndëve të para.

Duke folur në kongresin e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, të cilën ai e drejton, Putin gjithashtu tha se ekonomia e Rusisë do të tkurret ndërmjet 8.0 % dhe 8.5 % në vitin 2009, duke shtuar se shifra është më e keqe se në disa vende tjera.

Putin tha se kabineti do të vazhdojë t’i ndihmojë industritë e goditura nga kriza ekonomike.
XS
SM
MD
LG