Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev e kritikon partinë në pushtet



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev i kritikoi zyrtarët rajonalë nga partia në pushtet se kanë dështuar të sigurojnë zgjedhje plotësisht demokratike muajin e kaluar.

Medvedev i tha partisë Rusia e Bashkuar se "zgjedhjet që duhet të jenë shprehje e vullnetit të njerëzve...ndonjëherë kthehen në çështje ku procedurat demokratike përzihen me ato administrative".

Rusia e Bashkuar, e drejtuar nga kryeministri Vladimir Putin, e shtypi opozitën në zgjedhjet e kaluara.

Opozita tha se zgjedhjet ishin shoqëruar me shkelje të shumta.

XS
SM
MD
LG