Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani i shton forcat e ushtrisë dhe policisë



Afganistani i bëri publike planet për rritjen e forcave policore dhe ushtarake në 400 mijë, që është dyfishi i synimit të mëparshëm.

Ministri i Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak tha se qeveria synon t’a rritë numrin e forcave të armatosura në 240 mijë trupa.

Ai i bëri këto komente në hapjen e një shtabi të NATO-s në Kabul, i cili do ta mbikqyrë trainimin e forcave afgane të sigurisë.

Më herët, ministri i Brendshëm, Mohamad Hanif Atmar i tha televizionit Al Xhazira se qeveria synon ta rritë numrin e policëve në 160 mijë forca.
XS
SM
MD
LG