Ndërlidhjet

NATO do të stërvitë ushtrinë afgane



NATO e ka marrë sot komandën e trainimit të ushtrisë dhe policisë afgane, në mënyrë që t’i stërvitë forcat e sigurisë, si parakusht për tërheqjen e trupave të huaja.

Misioni aktual stërvitës, i cili është nën komandën e Shteteve të Bashkuara, do të bashkohet me misionin e ri të NATO-s dhe do të jetë nën komandën e aleancës.

Në Afganistan ndodhen 110 mijë ushtarë të huaj, kurse në luftimet kundër talibanëve janë të përfshirë edhe 95 mijë ushtarë afganë dhe rreth 93 mijë policë.
XS
SM
MD
LG