Ndërlidhjet

Kalon Projektligji për reformën shëndetësore në SHBA


Demokratët në Senatin amerikan kanë arritur që të sigurojnë shumicën e votave për të vënë në debat Ligjin për reformën e shëndetësisë, që paraqet fitore të rëndësishme procedurale në betejën me republikanët opozitarë rreth kësaj nisme të administratës së Barak Obamës.
Me 60 vota për dhe 39 kundër, mbrëmë vonë, Senati ka miratuar Projektligjin e liderit demokrat Heri Reid, me të cilin me çmimin prej 848 miliradë dollarëve, në 10 vitet e ardhshme, sigurimi shëndetësor do të zgjërohej për 31 milionë amerikanë të tjerë.
Debati rreth këtij Projektligji në Senat mund të zgjasë me javë.
XS
SM
MD
LG