Ndërlidhjet

Irani nisi manovrat ajrore


Irani ka filluar manovrat ajrore që kanë për qëllim mbrojtjen e instalimeve bërthamore të këtij vendi në rast të sulmit të mundshëm, ka bërë të ditur Televizioni shtetëror iranian.
Stërvitjet 5 ditore do të mbahen në një të tretën e territorit të Iranit, përkatësisht në pjesët qendrore, jugore dhe perëndimore të vendit.
Bashkësia ndërkombëtare akuzon Iranin se po punon për prodhimin e armatimit bërthamor. Teherani këtë e mohon duke insistuar se programi i tij bërthamor ka qëllime civile, përkatësisht prodhimin e energjisë.
XS
SM
MD
LG