Ndërlidhjet

Pekin: 87 minatorë të vdekur


Në shpërthimin e metanit në një minierë në Kinën verilindore kanë vdekur 87 minatorë, ndërsa 21 llogariten të zhdukur. Ky është bilanci më i ri i fatkeqësisë që kishte ndodhur dje në këtë minierë, raporton agjencia kineze e lajmeve Sinhua.
Në çastin e shpërthimit në minierë ishin 528 minatorë.
Sipas të dhënave zyrtare në minierat e thëngjillit vitin e kaluar në Kinë kanë pësuar 3200 minatorë, ndërsa OJQ-të pohojnë se ky numër ishte shumë më i lartë.
XS
SM
MD
LG