Ndërlidhjet

56 liderë në samitin e Kopenhagës


56 liderë botërorë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin për ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara në Kopenhagë, ka bërë të ditur një zyrtar danez.
Ai ka thënë se në mesin e shefave të shteteve ose qeverive janë ata të Australisë, Francës, Gjermanisë, Indonezisë, Japonisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe.
Pritet që në këtë samit të miratohet marrëveshja e re për reduktimin e ngrohjes globale, që do të zëvendësoj Protokolin e Kjotos, që skadon në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG