Ndërlidhjet

logo-print

Mbyllet protesta, Rama kërkon hapje të kutive ose zgjedhje të parakohshme


Protesta e Partisë Socialiste e filluar të premten pasdite është mbyllur sot pasdite. Në mbyllje kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se “nëse Berisha (brenda 10 ditëve) nuk hapë kutitë e votimit, ne do të ngremë popullin shqiptar dhe do të ndalemi vetëm kur në Shqipëri të jenë shpallur zgjedhjet e parakohshme....”.
Kryetari i PS-së e cilësoi ditën e sotme si një fillim të ri historik.
Por, kryeministri Berisha ka qenë kategorik në hedhjen poshtë të kërkesës për hapjen e kutive.
“Vendimi Gjykatës është vendim dhe ata që nuk njohin rezultatin kanë probleme me veten e tyre”, ka deklaruar Kryeministri Berisha
XS
SM
MD
LG