Ndërlidhjet

logo-print

Lëndohet Mesi, nuk luan kundër Interit dhe Realit


Futbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Mesi, nuk ka stërvitur sot, pasi që mbrëmë lëshoi takimin në minutën e 75 me Atletiko Bilbao, që përfundoi baraz 1 me 1. Kjo ka shtuar spekulimet për mundësinë që Mesi të mos paraqitet fare në fushë në takimin shumë të rëndësishëm Barcelona – Inter.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se përshtypja e tij e parë është se Mesi nuk do të mund të luajë kundër Interit.
Takimi me Interin në kuadër të Kupës së kampionëve zhvillohet të mërkurën, ndërsa është dilemë e madhe nëse Mesi do të mund të luaj kundër Realit të Madridit të dielën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG