Ndërlidhjet

logo-print

Sarkasijan dhe Alijev bisedojnë për Nagorni Karabahun


Presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Serzh Sarkasijan dhe Ilam Alijev, janë takuar në Mynih të Gjermanisë për të biseduar rreth konfliktit që këto dy vende kanë rreth Nagorni Karabahut.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e grupit nga Minsku që e përbëjnë Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe OSBE-ja.
Ky është takimi i gjashtë i dy presidentëve gjatë këtij viti.
Në luftën në Nagorni Karabah, territor i Azerbajxhanit me popullatë shumicë armene, nga viti 1988 deri në vitin 1994, kishin vdekur 30 mijë veta.
XS
SM
MD
LG