Ndërlidhjet

Karzai, ftesë për militantët



Presidenti afgan Hamid Karzai mund të ftojë edhe grupet militante për të marrë pjesë në këshillin e madh, apo siç njihet në traditën afgane Lloja Xhirga.
Ky hap synon arritjen e paqes me talibanët, tha zëdhënësi i Karzait.

Ekzistojnë dy mundësi lidhur me ftesën ndaj militantëve; e para ku në Lloja Xhirga do të marrin pjesë përfaqësues të shumë grupimeve afgane dhe ku do të diksutohet për rrugët e pajtimit me talibanët, ose mundësia e dytë është ftesa ndaj disa grupeve të militantëve.

Lajmin për mbledhjen e Lloja Xhirgës Karazai e bëri publik qysh në ditën e inagurimit si president, por dha pak detaje.
XS
SM
MD
LG