Ndërlidhjet

Ahmadinexhad viziton Brazilin



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad viziton sot Brazilin, e para vizitë e kreut të shtetit iranian në vendin latino-amerikan.

Ahmadinexhad gjatë vizitës një ditore do të takohet me homologun e tij Luis Inacioa Lula da Silva, ku pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dypalëshe. Lula da Silva do të vizitojë Iranin në fillim të vitit 2010.

Të djelën mbi 1000 veta protestuan në Rio de Zhaniero kundër vizitës së Ahmadinexhadit, i cili ka kërkuar fshirjen nga harta të Izraelit.
XS
SM
MD
LG