Ndërlidhjet

Moskë: Rusia blenë anije luftarake nga Franca


Një anije e marinës detare të Francës, ka arritur sot në Sh. Petersburg të Rusisë, pasi Moska dëshiron ta blejë një anije të këtillë. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Rusisë dhe të Francës.

Anija e tipit Mistral mund të bartë disa helikopterë dhe mund të përdoret për zbarkim të forcave speciale në bregdet dhe për operacione të tjera në konfliktet lokale.

Nëse nënshkruhet, kjo marrëveshje do të ishte e paprecedente prej Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG