Ndërlidhjet

Rusia ndërton gazsjellësin në Maqedoni


Rusia do ta kthej një borxh prej 60 milionë dollarësh të kliringut ndaj Maqedonisë, duke e ndërtuar gazsjellësin, ka njoftuar Ministria e finanacave e Maqedonisë.

“Pala ruse është pajtuar, që Maqedonia ta fitojë mbështetjen maksimale nga Gazpromi, në realizimin e këtij projekti, i cili ka rëndësi shumë të madhe për Maqedoninë”, tha ministri i financave, Zoran Stavrevski.

Vlerësohet se vlera e projektit të gazsjellësit në Maqedoni, kap shumën prej 200 e deri në 300 milionë dollarë, varësisht nga traseja.
XS
SM
MD
LG