Ndërlidhjet

Rumani: Bashesku–Xhoana, në rundin e dytë


Rezultatet e pjesërishme të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, tregojnë se presidenti aktual, Trajan Bashkesku, në rundin e dytë, më 6 dhjetor, do të ballafaqohet me ish ministrin e jashtëm, Mirçea Xhoana.

Pas numërimit të 86% të vendvotimeve, presidenti Bashesku, nga Partia Demokratike Liberale, udhëheq me 33% të votave të rundit të parë të zgjedhjeve, që u zhvilluan dje. Rivali i tij, social demokrati Xhoana, ka marrë diçka më tepër se 30 përqind.
XS
SM
MD
LG