Ndërlidhjet

Spanjë: Kosova - në mbledhjet e BE-së


Spanja do ta lejojë Kosovën që të marrë pjesë në mbledhjet e Bashkimit Evropian, që kanë të bëjnë me Ballkanin, gjatë presidencës së saj në pjesën e parë të vitit 2010, megjithqë ky vend nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, deklaroi ministri i jashtëm, Migel Angel Morations.

Spanja do t’i mbajë kontaktet me autoritetet e Kosovës brenda kornizës multiraterale, tha ai.

Rrjedhimisht, Kosova do të jetë në gjendje të marrë pjesë në takimet siç është konferenca e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, gjatë presidencës së Spanjës.
XS
SM
MD
LG