Ndërlidhjet

Pragë: U suspendua komandanti çek në Kosovë


Për shkak të incidenteve të shpeshta në radhët e ushtarëve çekë, që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, është suspenduar komandanti i kontigjentit, Jirzhi Kivalla.

Kjo do të zgjasë derisa të zhvillohen hetimet lidhur me plagosjen e një ushtari çek, të shtunën e kaluar, nga të shtënat me armë.

Për në Kosovë sot kanë udhëtuar anëtarët e Komisionit të posaçëm, që duhet të zhvillojnë hetime lidhur me këtë incident. Ushtari i cili e ka plagosur kolegun e vet, poashtu, është suspenduar.

“Fajtori i mundshëm menjëherë do të kthehet në shtëpi, ndërsa e ardhmja e tij e mëtejshme në ushtri do të varet nga konkludimet e komisionit hetues”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Çekisë, Andrej Çirtek.
XS
SM
MD
LG