Ndërlidhjet

Obama dhe zyrtarët e lartë diskutojnë për Afganistanin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e ka ftuar një takim për sonte më vonë, për të diskutuar lidhur me Afganistanin.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Obama do të takohet me zëvendës presidentin Xhoe Bajden, sekretaren e shtetit, Hillari Klinton, sekretarin e mbrojtjes, Robert Gejts dhe me zyrtarët e tjerë të lartë.

Presidenti Obama, gjatë dy muajve të fundit, po e rishqyrton strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Vendimi i tij për dërgimin e trupave shtesë në Afganistan pritet brenda dy javësh.
XS
SM
MD
LG