Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Ekonomia shkon drejt gjendjes së mirë



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama deklaroi se në planin afatgjatë ekonomia amerikane është në gjendje të mirë në saje të fuqisë bazike-universiteteve, invencionit dhe dinamikës së fuqisë punëtore.

Obama ripërsëriti se viti 2009 megjithate goditi miliona njerëz, të cilët humbën vendet e punës.

“Nuk mund të rrijmë dhe të jemi të kënaqur, sidomos për shkak të shkallës së lartë të papunësisë”, tha Obama.

Ai tha se administrata e tij i ka ndërmarrë vetëm hapat e parë drejt rimëkëmbjes së ekonomisë.
XS
SM
MD
LG