Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Asgjë e re për Afganistanin



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama mbajti një takim me këshilltarët e tij kryesorë lidhur me Afganistanin, për të diskutuar dërgimin eventual të trupave shtesë.

Në takim morën pjesë nënpresidenti Xho Bajden, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts.

Takimi përfundoi pa asnjë fjalë zyrtare rreth vendimit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se vendimi mbi trupat shtesë mund të merret në fillim të javës së ardhshme, duke shtuar se presidenti Obama nuk do të bëjë asnjë shpallje gjatë Ditës së Falënderimeve, e cila bie të enjten në 26 nëntor.
XS
SM
MD
LG