Ndërlidhjet

logo-print

Irani nuk e kundërshton dërgimin e uraniumit jashtë



Ministria e Jashtme në Teheran tha se Irani nuk është kundër që ta dërgojë jashtë vendit uraniumin e pasuruar në nivel të ulët, por dëshiron garanca të qindpërqindta se do ta marrë prapë karburantin bërthamor për reaktorin bërthamor të kërkimeve mjekësore.

Komentet e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme, (Ramin Mehmanparast), duket se janë zbutje e pozicionit të Iranit ndaj propozim marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara, e cila synon që t’i heqë drojet e vendeve të Perëndimit se Irani po përpiqet fshehurazi të zhvillojë armë bërthamore.

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm Manuçer Motaki u duk sikur do ta hedhë porshtë propozimin e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti amerikan Barak Obama e ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me “pasoja” nëse e refuzon marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG