Ndërlidhjet

Kina ekzekutoi helmuesit e fëmijëve



Autoritetet kineze njoftuan se janë ekzekutuar dy personat e involvuar në rastin e helmimit të qumshtit pluhur me melaminë, kur vdiqën të paktën gjashtë foshnja dhe më shumë se 300 mijë u sëmurën.

Agjencia Xinhua njoftoi se Gjang Juxhun u ekzekutua për rrezikim të sigurisë publike, ndërsa Geng Xhinpin për prodhim dhe shitje të ushqimit toksik.

Në skandalin, i cili vjet e shokoi Kinën, fëmijëve që konsumuan qumësht iu paraqitën gurë në veshka, kurse te disa fëmijë veshkat pushuan së funksionuari.

Melamina, e cila shfrytëzohet në prodhimin e plastikës dhe plehrave artificiale, i ishte shtuar qumështit pluhur për të simuluar përmbajtjen më të madhe të proteinave.
XS
SM
MD
LG