Ndërlidhjet

Sejdiu: Kaluan kohët e hegjemonizmit serb



“Baza ushtarake që Serbia ka hapur këto ditë, s’është tjetër, përveç se një shprehje e përpjekjeve të saj për të faktorizuar apetitet, ndenjat, vizionin e saj për të qenë diktues i rrjedhave në Evropën Juglindore, atë rol që s’e ka dhe s’do ta ketë asnjëherë”, tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas takimit me diplomatin austriak, Albert Rohan.

Sejdiu gjithashtu tha se “kanë kapërcyer periudhat kur Serbia ka mbajtur një rol hegjemonist ndaj vendeve tjera përreth sipas një logjike iracionale që ka pasur”.

“Unë them se Kosova duhet të jetë dhe është e qetë. Për ne është e papranueshme çdo qasje që në një formë apo tjetër ka tendencë të ngritjes së tensioneve dhe për ne është e rëndësishme që Kosova të ketë mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare për sigurinë dhe integritetin e vendit”, ka thënë presidenti i Kosovës.
XS
SM
MD
LG