Ndërlidhjet

Gjakovë: Sulmohet me armë Komuna



Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Gjakovës, në orët e para të ditës së sotme. Policia tha se nga predhat janë thyer disa xhama, ndërsa të lënduar nuk ka.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.

Ngjarja ka ndodhur rreth 25 minuta pas mesnate. Policia po kryen hetimet për të zbardhur rastin, të cilin e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ende nuk ka reagime nga përfaqësuesit institucionalë e politikë në Gjakovë.
XS
SM
MD
LG