Ndërlidhjet

logo-print

H1N1, 7860 persona kanë humbur jetën



Mbi 7860 persona kanë humbur jetën në gjithë botën si pasojë e virusit H1N1, njofton Qendra Evropiane për parandalimin e sëmundjeve. Numri më i madh i vdekjeve është shënuar në Amerikën e Veriut.

Sipas të njëjtave burime në Francë janë mbyllur 240 shkolla. Në Hollandë sapo ka filluar vaksinimi i fëmijëve kundër gripit të derrit. Nga vaksinimi përjashtohen bebet deri në gjashtë muajsh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendjen e epidemisë nga gripi i derrave më 11 qershor.
XS
SM
MD
LG