Ndërlidhjet

Vaksina e H1N1, shumë raste alergjish



Një numër i pazakontë rastesh janë treguar alergjikë ndaj vaksinës kundër gripit të derrave. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se vaksina ka shënuar reaksion në një numër të konsiderueshëm njerëzish në Kanada.

Javën e kaluar ministrja polake e shëndetësisë ka refuzuar blerjen e vaksinës kundër H1N1 për shkak se nuk është provuar sa duhet.

Në të tjera zhvillime mbi 7860 persona kanë humbur jetën në gjithë botën si pasojë e virusit H1N1, njofton Qendra Evropiane për parandalimin e sëmundjeve. Numri më i madh i vdekjeve është shënuar në Amerikën e Veriut.

Sipas të njëjtave burime në Francë janë mbyllur 240 shkolla. Në Hollandë sapo ka filluar vaksinimi i fëmijëve kundër gripit të derrit. Nga vaksinimi përjashtohen bebet deri në gjashtë muajsh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendjen e epidemisë nga gripi i derrave më 11 qershor.
XS
SM
MD
LG