Ndërlidhjet

Netanjahu: S’ka ujdi për lirim të burgosurish



“Nuk ka marrëveshje” lidhur me lirimin e ushtarit izraelit që mbahet peng nga Hamasi, tha kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur zëra në rritje se ushtari izraelit Gilad Shalit do të lirohej në shkëmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë.

Egjipti dhe Gjermania janë përpjekur të ndërmjetësojnë për lirimin e Shalitit, i cili është kapur nga militantët në një pikë kufitare në qershor të vitit 2006.
XS
SM
MD
LG