Ndërlidhjet

SHBA: Ekonomia rritet me 2.8%



Ekonomia amerikane u rrit me 2.8% gjatë tre mujorit të tretë të këtij viti dhe jo me 3.5% siç ishte parashikuar më herët. Megjithatë kjo është rritja më e shpejtë për ekonominë amerikane që nga viti 2007.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se në planin afatgjatë ekonomia amerikane është në gjendje të mirë në sajë të fuqisë bazike-universiteteve, invencionit dhe dinamikës së fuqisë punëtore.

“Ekonomia jonë po rritet përsëri për të parën herë në më shumë se një vit. E dimë që rritja ekonomike është parakusht për hapjen e vendeve të punës. Ne e kemi ndërmarrë vetëm hapin e parë në shërimin e ekonomisë sonë”, tha presidenti Obama.

Ai tha se bizneset sërish kanë filluar të shënojnë fitime, por shtoi se detyra parësore e tyre duhet të jetë ulja e kostos dhe rritja e kërkesës.
XS
SM
MD
LG