Ndërlidhjet

Një i arrestuar për sulmin në Gjakovë



Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Në orët e para të ditës së sotme ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjakovës është sulmuar me armë zjarri, ku për pasojë, sipas policisë, janë thyer disa xhama.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar sulmin. AAK-ja ka ftuar të gjitha subjektet politike, sidomos degën e AKR-së në Gjakovë, që të distancohen nga “akti kriminal i drejtuar kundër Komunës së Gjakovës si institucion”.
XS
SM
MD
LG