Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Strategji që t’i jap fund luftës



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se do të bëjë publike së shpejti strategjinë e tij për Afganistanin. Obama theksoi pas takimit me kryeministrin e Indisë se strategjia e re synon t’i japë fund luftës tetë vjeçare në Afganistan.

Obama mbrëmë mbajti një takim me këshilltarët e tij kryesorë lidhur me Afganistanin, për të diskutuar dërgimin eventual të trupave shtesë. Në takim morrën pjesë nënpresidenti Xho Bajden, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts.
XS
SM
MD
LG