Ndërlidhjet

logo-print

Gjykimi i Sheshelit vazhdon në janar



Tribunali i Hagës Krime të Luftës në ish Jugosllavi tha se gjykimi i ultranacionalistit Vojisllav Sheshel do të vazhdojë në 12 janar, 2010, afro një vit pasi u ndërpre për shkak të frikësimit të dëshmitarëve.

Sheshel përballet me burg të përjetshëm për nxitje të dhunës kundër myslimanëve dhe kroatëve në luftërat në Bosnje dhe Kroaci, në kohën kur ai ishte kryetar i Partisë Radikale Serbe.

Sheshel akuzohet për 15 pika për krime të kryera në periudhën 1991-1993, përfshirë torturën, vrasjen dhe deportimin me forcë të joserbëve nga milicia e partisë së tij.
XS
SM
MD
LG