Ndërlidhjet

Dell: Koalicionet janë pjesë e demokracisë



“Koalicionet janë pjesë e politikave demokratike ne sistemin parlamentar. Ato formohen në baze të zgjedhjeve dhe ate që partitë vendosin se cili është interesi i tyre politik”, ka thënë ambasadori amerikan, Kristofer Dell.

Ai i bëri këto komente me rastin e inaugurimit te laboratorëve te gjuhes angleze në Komanden e Forcave Tokësore të FSK-se në Prishtinë.

“Në sistemin demokratik ështe normale të formohen koalicionet, dhe pastaj të mund të prishen. Kjo është normale dhe e shëndetshme në sistem demokratik. Mendoj që kjo është shenjë e vitalitetit e këtij shteti të ri në Kosovë. Jane vetëm sistemet totalitare ato që duan të mbajne nje sistem te ngrire e te pandryshuar asnjëherë”, tha ai.

“Unë mendoj që kjo është një shenjë e mirë se ky shteti është i shëndetshëm dhe i gjallë, ka një dinamikë që është nxitur nga zgjedhjet dhe rezultatet e zgjedhjeve te fundit”, tha ambasadori Dell.
XS
SM
MD
LG