Ndërlidhjet

Izraeli ofron 10 muaj të pezullojë ndërtimet



Kryeministri i Izraelit Benxhamin Netanjahu ka propozuar pezullim 10 mujor të ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, në përpjekje për të ringjallur bisedimet e ngecura paqësore për Lindjen e Mesme.

Njoftimi u bë sot nga zyra e Netanjahut. Pezullimi i ndërtimeve nuk do të përfshinte Jerusalemin Lindor, për të cilin pretendojnë palestinezët.

Palestinezët thonë se ata refuzojnë t’i rihapin bisedimet paqësore me Izraelin derisa ai t’i ndalë të gjitha ndërtimet e vendbanimeve.
XS
SM
MD
LG