Ndërlidhjet

Obama uron Sejdiun dhe popullin e Kosovës



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama i ka dërguar presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu një urim me rastin e festës së Kurban Bajramit.

"Në emër të popullit të Amerikës, Ju shpreh urimet më të mira Juve dhe popullit të Republikës së Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit", thuhet në urim.

"Të udhëhequr nga fryma e këtij përkujtimi të bekuar, unë kam shpresë që ne mund të punojmë së bashku për të arritur liri dhe paqe nëpër botë. Ju dhe populli i Kosovës paçit gëzim dhe prosperitet në vitin që vjen", thuhet në urimin e presidentit Barak Obama.
XS
SM
MD
LG