Ndërlidhjet

Krivokapiq: Është marrë vendimi për marrëdhëniet diplomatike me Kosovën



Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, deklaroi se Podgorica zyrtare e ka marrë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën, por nuk ka saktësuar se kur do të ndodhë.

“Fjala është për shtet fqinj dhe ai gjithsesi është në mesin e prioriteteve tona”, ka thënë Krivokapiq.

Ai tha se nuk ka asnjë presion për një vendim të tillë, i cili ka të bëjë me “kapacitetet teknike dhe finansiare” të ministrisë së Jashtme të Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG