Ndërlidhjet

logo-print

Rusia mund të merr pjesë në Partneritetin Lindor



Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se Moska mund të marrë pjesë në disa programe të Partneritetit Lindor të Bashkimit Evropian.

Duke folur në një takim të ministrive të jashtme të Rusisë dhe Bellorusisë, Lavrov ka thënë se Rusia po e ndjek nga afër nismën e re dhe do ta peshojë çdo program sipas meritave të tij.

Programi i Partneritetit Lindor i përfshin gjashtë ish shtete sovjetike, të cilave u premtohen të mira ekonomike në këmbim të reformave.

Programin që u lansua në muajin maj, Moska e shihte si kërcënim për influencën ruse në rajon.
XS
SM
MD
LG