Ndërlidhjet

Moska do që të jetë në rrjedhë për Afganistanin



Rusia u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që ta informojnë më mirë për planet e tyre rreth luftës në Afganistan.

Emisari rus në NATO, Dimitri Rogozin, tha se Rusia ka bërë shumë për suksesin e trupave të NATO-s në këtë vend.

Ai tha se Rusia shpreson që “vitin e ardhshëm do të ketë diskutime më të gjera dhe më qenësore” ndërmjet dy palëve.

Rogozin gjithashtu tha se Rusia është e gatshme të rinovojë rreth 400 helikopterë nga koha sovjetike, që janë pjesë e forcave ajrore në Evropën Lindore, për të shërbyer në Afganistan.
XS
SM
MD
LG