Ndërlidhjet

Lituania i kërkon shpjegime Francës



Anëtari i NATO-s, Lituania, e ka ndjekur shembullin e Estonisë duke kërkuar nga Franca më shumë informacione mbi marrëveshjen e saj për luftanijet me Rusinë.

Zyrtarët thanë se Rusia po negocion me Francën për të blerë një anije, e cila do të mund të mbajë dhjetra helikopterë, si dhe për lejen që të blejë katër anije tjera.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Rolandas Kacinkas, tha se Vilniusi don të dijë se “për çfarë do të përdoren anijet”.
XS
SM
MD
LG