Ndërlidhjet

Ngrihet paneli mbikqyrës për EULEX-in



Bashkimi Evropian ka vendosur të themelojë panelin e shqyrtimit të të drejtave të njeriut për EULEX-in në Kosovë. Ky panel do të shqyrtojë ankesat e personave, grupeve apo institucioneve që mund të pohojnë se EULEX-i i ka shkeluar të drejtat gjatë zbatimit të mandatit. Paneli që do të përbëhet nga tre anëtarë ndërkombëtarë dhe një sekretar do të jetë i pavarur.

EULEX-i ka vlerësuar se strukturat e brendshme të llogaridhënies janë qënësore për arritjen e objektivave të përgjithshme të misionit.

Misioni Evropian për zbatimin e ligjit në Kosovë, përmes një deklarate, thekson se “koncepti i llogaridhënies është i ndërlikuar dhe përfshin një morri elementesh që e bëjnë EULEX-in llogaridhënës jo vetëm ndaj qytetarëve të Kosovës, por edhe ndaj qytetarëve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG