Ndërlidhjet

NATO: Vendet aspirante të punojnë më shumë



Sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike Anders Fog Rasmusen tha se javën e ardhshme NATO-ja do të vendosë nëse do t’i ofrojë Bosnjes dhe Malit të Zi anëtarësimin në Planin e Veprimit.

Rasmusen tha se vendimi do të merret në takimin e m inistrave të jashtëm të NATO-s që do të mbahet në 3 dhe 4 dhjetor në Bruksel.

Plani i veprimit shihet si hap i madh drejt anëtarësimit në aleancë. Për të hyrë në NATO, vendet aspirante duhet t’i plotësojnë reformat politike, demokratike dhe ushtarake, si dhe të kenë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre.
XS
SM
MD
LG