Ndërlidhjet

Shkup: Konfiskohen 44 kg heroinë



Policia e Maqedonisë ka konfiskuar 44 kg heroinë në vlerë prej më shumë se 2 milionë euro.

Heroina, e cila e kishte destinacion tregun italian, u konfiskua në aksionin “Bosfor”, të cilin policia e Maqedonisë e kreu në bashkëpunim me policinë e Turqisë.

Ministreja e Brendshme Gordana Jankullovska tha se ky ishte konfiskimi i pestë në kuadër të aksionit "Bosfor", dhe se deri tani janë konfiskuar më shumë se 210 kg heroinë në vlerë mbi 8.4 milionë euro.

XS
SM
MD
LG