Ndërlidhjet

Mesiq: Dodik e vazhdon politikën e Millosheviqit



Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq e ka kritikuar liderin e serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik për politikat, për të cilat tha se synojnë ta destabilizojnë Bosnje e Hercegovinën.

"Ajo që Millorad Dodik po bën sot është vazhdimi i politikave të Sllobodan Millosheviqit, por në mënyrë tjetër", ka thënë Mesiq.

"Politikat tani nuk po udhëhiqen nga tanket, armët dhe Srebrenica, por nga mosnjohja dhe shkatërrimi i Bosnjë e Hercegovinës", ka deklaruar presidenti kroat gjatë një vizite në Berlin.
XS
SM
MD
LG