Ndërlidhjet

Londër: Dyshime për armët e Sadamit



Një zyrtar britanik tha se Britania ka marrë informata disa ditë para invazionit në Irak se armët për shkatërrim në masë të Irakut mund të jenë të papërdorshme.

Duke folur në ditën e dytë të dëgjimeve publike në Londër, shërbyesi civil Viliam Erman tha se “në ditët e fundit para aksionit ushtarak”, Britania mësoi se disa armë të Irakut mund të mos ishin të montuara.

Dëshmitari gjithashtu i minimizoi gjasat e Irakut që të ndërtojë armë bërthamore, dhe i përkujtoi pohimet e qeverisë se lideri irakian Sadam Husein mund të ndërmerrte një sulm për kohë të shkurtë.

Ky është hetimi i parë i shkallës së gjerë për rolin e Britanisë në luftën e Irakut.
XS
SM
MD
LG