Ndërlidhjet

Klinton mirëpret vendimin e Izraelit



Vendimi i Izraelit për të kufizuar ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor “ndihmon për të çuar përpara” përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit izrealito-palestinez.

Qëndrimi i Sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton u bë i ditur përmes një deklarate.

Nga ana tjetër i dërguari amerikan për rajonin, Xhorxh Miçëll tha se vendimi i Izraelit nuk përmbush kërkesën për ngrirjen e plotë të ndërtimeve izraelite në territoret palestineze, si kusht për fillimin e bisedimeve.
XS
SM
MD
LG