Ndërlidhjet

PE: Votohet për strategjinë e zgjerimit të BE-së


Deputetët e Parlamentit Evropian sot në Strasburg votojnë për rezolutën “Strategjia e zgjerimit të BE-së, që ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë”.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oli Ren dhe ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit e kryeson presidencën e BE-së, gjatë diskutimit të djeshëm në Parlamentin Evropian, kanë vërtetuar gatishmërinë e Bashkimit Evropian, që vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE, por me respektimin rigoroz të kushteve të parapara.

Zoti Bildt, gjatë këtij debati, tha se edhe në rastin e Kosovës duhet të lëvizet përpara, drejt përfshirjes në Evropë, ndërsa zoti Ren ka theksuar se stabiliteti në Kosovë është i ndjeshëm.
XS
SM
MD
LG